Nis të shtrohet asfalti në urën e re mbi lumin Ibër

Ka nisur shtrimi i asfaltit në urën dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të lumit Ibrit. Kështu ka njoftuar zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Vetëm 54 ditë prej kur filluam. Sot po shtrohet asfalti në urë dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të Ibrit”, ka shkruar Durmishi në Facebook,  ku ka postuar foto nga vendi.

Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër,  është përuaura me 1 korrik./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button