Zhegrova falënderon Edi Ramën për pasaportën shqiptare

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë, duke bërë publik mesazhin e marrë nga kryeministri Edi Rama në WhatsApp.

Në Instastory-n e tij në Instagram, Zhegrova publikoi flamujt kuqezi, një mesazh falënderimi për Ramën dhe një dekret zyrtar ku bëhet e ditur se ai ka marrë shtetësinë shqiptare.

Dokumenti është firmosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, më 22 gusht 2025.

“Faleminderit Edi Rama. Krenar të jem shqiptar”, ka shkruar futbollisti, duke ndarë emocionet e këtij momenti të rëndësishëm për të dhe për karrierën e tij.

Ky veprim është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët shqiptarë, të cilët e kanë përgëzuar Zhegrovën në rrjete sociale, ndërsa marrja e pasaportës hap diskutime të reja për të ardhmen e tij në futbollin ndërkombëtar.

Back to top button