Kaloni te përmbajtja kryesore

PE miraton raportin e Riho Terras për Kosovën, 2025 vit i humbur për Kosovën ngjashëm edhe 2026

Draft Raporti për Kosovën i përgatitur nga raportuesi Riho Terras, ka analizuar zhvillimet politike, sundimin e ligjit, ekonominë, korrupsionin, dialogum me Serbinë dhe procesin e integrimit Evropian. Në këtë raport të miratuar nga kominteti për punë të jashtë i Parlamentit Evropian u vlerësua progresi i Kosovës në relacin me BE-në ndërsa u përfshinë edhe kritika rekomandime dhe vërejtje për institucionet e Kosovës.

Raporti i miratuar nga Parlamenti Evropian ka theksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për synimet e Kosovës për integrim në BE dhe ka përsëritur kërkesën për njohjen e pavarsisë së saj nga të gjitha shtetet anëtare të Unionit. Megjithatë, në këtë raport u shpreh edhe keqardhje për ngërçin politik, polarizimet që po shoqërojnë vendin edhe me një palë zgjedhje dhe rrezikun për humbjen e konsiderueshme të mjeteve finaniciare nga plani i rritjes.

Raporti thekson se përkundër faktit që në Kosovë u mbajtën tri palë zgjedhje demokratike në vitin 2025, Kosova u fut në ngërç tjetër politik për shkak të mos zgjedhjes së presidentit, situatë kjo e cila sipas raportit rrezikon që Kosova të humbasë mjete të konsiderueshme nga Plani i rritjes.  Në këtë raport flitet edhe për dialogun Kosovë – Serbi, i cili vlerësohet si i dështuar, gjë që, siç rekomandohet, komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian bashkë me shtetet anëtare duhet të bëjnë gjithçka për ta rikthyer atë me energji të re, për çka zgjatja e mandatit të Përfaqësuesit Special, Peter Sorensen deri në shkurt të 2028-tës është i mirëpritur.

Ndërkohë që janë përmendur edhe masat ndëshkuese, të vendosura në vitin 2023, të cilat tashmë i janë hequr Kosovës, duke u cilësuar si indikator që ndikoi në ngecjet e Kosovës. Raporti konsiderohet një mesazh i rëndësishëm politik për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për nevojën e vazhdimit të reformave në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button