Rama falënderon Liburn Aliun, e cilëson humbje largimin e tij nga posti i ministrit të Infrastrukturës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar ish ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliun për siç tha  bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë |që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit”.

Largimin e Aliut nga ky post, Rama e cilësoi si  është humbje.

“Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik. I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar.”, shkroi Rama në Facebook.

Liburn Aliu ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë të Infrastrukturës. Dorëheqja e tij ka ardhur si rezultat i zgjedhjes së Dimal Bashës, kryetar i Kuvendit./21Media

Back to top button