Krasniqi: Kurti po tenton të blejë kohë, mos me hy me u matë a i ka votat

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas seancës së Kuvendit tha se LVV ka në plan zhvillimin e bllokadës.
Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje me entuziazëm po angazhohet që Nenad Rashiqi të jetë nënkryetar.
Krasniqi ka thënë se më pak angazhim ka pasur për Bashën.
“Ne po abstenojmë nga votimi sepse kjo mënyrë e votimit është jokushtetuese. Efekti politik dhe real i kësaj është që po vazhdon bllokada”, ka thënë ai.
Sipas tij Kurti po tenton të blejë kohë.
“Mos me hy me u mat a i ka votat a po jo”, ka deklaruar ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?