Rama nderon figurat amerikane që mbështetën lirinë e Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar sot një vizitë përkujtimore në disa pika simbolike të Prishtinës, me rastin e 35-vjetorit të vizitës historike të senatorëve amerikanë në Kosovë, duke nderuar figurat që dhanë mbështetje të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Rama bëri homazhe te busti i senatorit Robert Dole dhe plaka përkujtimore që mban emrin e tij, duke vlerësuar rolin vendimtar të tij në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu, ai nderoi edhe bustin e ish-seketares amerikane, Madeleine Albright, si shenjë kujtese për kontributin e saj vendimtar në çlirimin e Kosovës, njofton zyra për informim e Komunës së Prishtinës.
Ai theksoi se mirënjohja për miqtë amerikanë mbetet e përhershme dhe është një mesazh i fortë për brezat e ardhshëm që Kosova nuk do t’i harrojë kurrë miqtë e saj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?