Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin, e bën të qartë se konstituimi i Kuvendit s’ka përfunduar

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë detaje për takimin që zhvilloi sot me presidenten Osmani.

Ambasadori njofton se me Osmanin biseduan për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve dhe diskutuan nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm “për formimin e Kuvendit në përputhje me kushtetutën e Kosovës”.

“Gjithashtu ramë dakord për shpresat tona për zgjedhjet lokale që përfaqësojnë zërat dhe shpresat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj demokracisë shumëetnike”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button