Vidhet një veturë me targa gjermane në Ferizaj
Një veturë me targa gjermane është vjedhur në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se rastin në polici e ka lajmëruar pronari i veturës i cili ka thënë se persona të panjohur e kanë kryer vjedhjen e veturës, tip VW.
“Ferizaj / 02.09.2025-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tipit VW, me targa gjermane. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /21Media