Ndërron jetë në QKUK gruaja e cila u aksidentua dy javë më parë në rrugën Pejë-Prishtinë

Një grua ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, aksidenti kishte ndodhur më 20 gusht.

“Fushë Kosovë / 20.08.2025-07:10. Me datën 02.09.2025 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Viktima ishte aksidentuar me datën e cekur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Back to top button