Dafina zbulon format e trupit pas lindjes

Vetëm një muaj e gjysmë pas ardhjes në jetë të djalit të saj, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet me format e reja trupore.

Me një palë xhinse të grisura dhe një top ngjyrë nude, ajo pozon para pasqyrës duke treguar linjat e saj pas lindjes.

Dafina shoqëroi videon me një mesazh inspirues: “1.5 months postpartum, learning, loving & embracing every bit of this new body”, duke dhënë shembull për fuqinë e pranimit dhe dashurisë për trupin e nënës pas shtatzënisë.

Fansat e kanë vërshuar me komplimente, duke e cilësuar dukjen e saj “mahnitëse” dhe “thjesht wow”.

Këngëtarja tregon edhe një herë se përveç muzikës, është edhe frymëzim për shumë gra që kalojnë të njëjtën periudhë.

Back to top button