Arrestohet një 16 vjeçar për vjedhje, sendet që vodhi i’u kthyen pronarit
Policia e Prishtinës ka arrestuar sot një të dyshuar 16-vjeçar për vjedhje në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kryer edhe kontrolla, ku të dyshuarit i janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar dhe i janë rikthyer pronarit. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, tha Pllana. /21Media