Agim Ademi takon dy legjenda të futbollit botëror në Tiranë

Sot në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sot me dy legjenda të futbollit të cilët janë Aljosa Aasanovic dhe Lus Figon.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ademi ka shkruar se këto takime miqësore me legjendat e futbollit janë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme.
“Sot në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pata kënaqësinë të takoj dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljoša Asanović dhe Luís Figo. Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit”, ka shkruar Ademi. /21Media