Musliu: Sot nis një kapitull i ri për UÇK-në në Hagë, e vërteta do të ndriçojë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se sot nis një kapitull i ri në Hagë për UÇK-në.
Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se e vërteta do të ndriçojë.
“Sot nis një kapitull i ri për UÇK-në në Hagë! E vërteta do të ndriçojë, dhe do të turpërohen ata që hodhën baltë mbi të shenjtën UÇK!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe sot ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë.