Rubin tregon për takimin e tij të parë dhe të fundit me Thaçin

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatë Speciale.
Rubin ka rrëfyer momentet se si dhe ku është takuar për herë të parë më ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Ai theksoi se hera e fundit kur ishte takuar me Thaçin ishte rreth vitit 2018.
“Kishte kaluar nga një djalë i ri që punonte në rrethana të vështira dhe tani befasisht ishte bërë kryeministër. Pra, kishin kaluar disa vite, katër-pesë vjet nëse më kujtohet mirë. Dhe kjo ka ndodhur në një restaurant në Nju Jork, hera e parë. Besoj që hera e fundit duhet të kenë qenë rreth vitit 2018 kur po punoja në Uashington dhe ai në atë kohë ishte president i Kosovës. /21Media