Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Edhe nga burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar për dëshminë e James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, i cili është thirur nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se “edhe nga burgu, Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës”.

“Pas goditjes që i dha Amerika kryeministrit në ikje javën që shkoi, sot bota po e sheh Amerikën në Hagë, duke mbrojtur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësin e saj, Presidentin Hashim Thaçi.”, ka shkruar Tahiri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button