Spiropali: Provat dhe dëshmitë e mbrojtjes do të fshijnë njollat e fantazisë mbi UÇK-në

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Spiropali ka shkruar në Facebook se të barazosh ata që luftuan për çlirimin e Kosovës me kriminelë është e padrejtë dhe e turpshme.
“Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë. Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e Kosovës do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”, ka shkruar ajo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?