Gjuajtje me armë në “Tophane”, deklarohet policia

Një gjuajtje me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar dhe se policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar”, tha Pllana. /21Media

Back to top button