Ramadani: Mos bëni presion mbi policinë, larg duart nga profesionistët

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani reagoi pasi katër policë të njësisë speciale janë suspenduar pas publikimit të disa bisedave të tyre private lidhur me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha.
Ramadani tha se policët nuk kanë bërë shkelje.
“Ky ishte vetëm një abuzim politik i pushtetit ndaj 4 policëve. Sot ka kaluar afati tre ditësh i suspendimit kundërligjor. Dhe, sikur është ditur që nga çasti i parë, kthimi i tyre në detyrë ishte i patjetërsueshëm! Mos bëni presion mbi Policinë e Kosovës! Larg duart nga profesionistët e Kosovës!”, shkroi Ramadani në Facebook./21Media