Messi uron Dembelen për Topin e Artë

Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, e ka uruar Ousmane Dembele-n për triumfin e tij në “Topin e Artë” për vitin 2025 , pasi anësori francez e mposhti Lamine Yamal-in e Barcelonës për të fituar çmimin prestigjioz.
Fituesi i tetë herë i Topit të Artë e uroi ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona në rrjetet sociale, duke lënë një mesazh nën postimin e Dembele-s në Instagram ku tregohej 28-vjeçari duke ngritur Topin e Artë të hënën në mbrëmje, përcjell portali rtv21.tv
Dembele shënoi 35 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain sezonin e kaluar, duke ndihmuar klubin francez të fitojë trofeun e parë të Ligës së Kampionëve, si dhe Ligue 1 dhe Coupe de France.
Ai pasoi mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, si fitues mbrëmë dhe u bë francezi i gjashtë që fiton Topin e Artë pas Raymond Kopa, Michel Platini, Jean-Pierre Papin, Zinedine Zidane dhe Karim Benzema./21Media