Blakaj për Istogun premton zonën e madhe ekonomike për bizneset

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati për kryetar të Komunës të Istogut, nga AAK, Ukë Blakaj, ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit të tij qeverisës.

“Zhvillim ekonomik dhe punësim, uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, arësim modern, rinia, sporti, shëndetësia, turizmi, agroturizmi, bujqësia, infrastuktura, trajnimi i qenëve endacak, menaxhim i mbeturinave”, tha ai.

Ai zotohet se ekipi i tij do të angazhohet në krijimin e zonës së madhe ekonomike për bizneset  dhe fondin komunal për startup për të rinjët dhe gratë ndërmarrëse dhe uljen e taksave për bizneset e reja deri në tri vitet e para. /21Media

Back to top button