“Trump i ndali 7 luftëra”, Ambasada e SHBA-së në Kosovë shpërndan postimin e DASH-it

Ambasada e SHBA-së në Kosovë  ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratat e Presidenti amerikan, Donald Trump  i cili tha të martën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se ai personalisht i ka ndalur shtatë luftëra në botë, duke veçuar edhe Kosovën, që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë

“Presidenti Trump i përfundoi 7 LUFTËRA në vetëm 7 MUAJ”, thuhet në postim ku përmendet  Aty edhe një mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalimit të tij në OKB Trump përsëriti pretendimin e tij të kontestuar për ndaljen e luftërave.

“Unë i përfundova shtatë luftëra, dhe në të gjitha rastet, ato ishin duke u përshkallëzuar, me mijëra njerëz të panumërt që po vriteshin. Këtu përfshihen Kamboxhia dhe Tajlanda, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda – një luftë e egër dhe e dhunshme që ishte – Pakistani dhe India, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia, dhe Armenia dhe Azerbajxhani”, tha ai./21Media

Back to top button