Ambasada gjermane : E papranueshme pandëshkueshmëria e autorëve për rastin “Banjska”

Ambasada Gjermane në Kosovë në dy vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë e ka cilësuar si të papranueshme që ende nuk është vënë drejtësi për këtë rast
Ambasada ka thënë edhe pse ka kanë kaluar dy Milan Radojçiq i cili e ka pranuar që ishte udhëheqës i këtij grupi, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi.
“Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi. Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme”, ka shkruar Ambasada.
Sipas Ambasadës se është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?