Policia për rrahjen në Komunën e Prishtinës: Tre persona të përfshirë në rast janë shoqëruar

(Lajm i përditësuar)


Policia për rrahjen në Komunën e Prishtinës: Tre persona janë shoqëruar që ishin të përfshirë në rast

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me rrahjen në Komunën e Prishtinës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për portalin rtv21.tv  se rasti është raportuar në orën 10:30.

“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.”, tha Pllana


Kupina goditet me shishe të çelqit, Salihu shoqërohet në polici

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, njëkohësisht kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina gjatë seancës që është mbajtur në komunë në tentin për votimin e buxhetit 2026, është sulmuar me shishe të çelçit.

Siç dihet deri me tani Kupina është sulmuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërkaq arsyeja e këtij incidenti ende nuk dihet.

Asambleisti i LDK-së, Sami Salihu është shoqëruar në stacion policor, ndërsa Kupina merr ndihmën mjekësore në autoambulancë në oborrin e komunës.

Kosovapress ka kontaktuar Kupinen por i njëjti nuk është përgjigjur.

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur nga kryetari Përparim Rama, për miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Grupi i asamblistëve të LVV-së më herët ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, derisa kanë arsyetuar vendimin e saj duke thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dërguar për votim buxhetin në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke i anashkaluar anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarët e Prishtinës./kp

Back to top button