Osmani: Afrim Bunjaku ra hero duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Afrim bunjaku para dy vitesh ka rënë hero o, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Osmani përmes një postimi në Facebook duke kujtuar sulmin terrorist në Banjskë tha se 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë dhe se Kosova është e pathyeshme.

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, shkroi Presidentja Osmani./21Media

Back to top button