Rama për rastin në ambientet e Komunës: Organet e drejtësisë ta trajtojnë me përgjegjësi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për përleshjen që ka ndodhur në ambientet e Komunës të mërkurën.
Ai ka thënë se po presin që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi.
“Dhuna që ka ndodhur sot para objektit të Komunës së Prishtinës është plotësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Institucionet publike duhet të mbesin hapësira të dialogut e bashkëpunimit, jo të përplasjeve. Ne presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi”, ka shkruar Rama në Facebook.