Plagoset një i mitur në Malishevë, arrestohen dy persona
Një i mitur është plagosur me armë zjarri sot në fshatin Kijevë të Malishevës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfimuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i mituri është plagosur si pasojë e një mosmarrëveshje me dy të mitur.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të viktimës, ai tha se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”, tha Elezaj për portalin rtv21.tv /21Media