U nda nga jeta biznesmeni i njohur Hazbi Hasani

Ka ndërruar jetë Hazbi Hasani, biznesmen i njohur dhe një nga pionierët e tregtisë private në Kosovë.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:30 në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan), Prishinë.

I ndjeri ishte pronar i kompanisë Oaza dhe aksionar i Prishtina Mall, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e sektorit tregtar dhe krijimin e vendeve të punës në vend. Ai njihej si ndër tregtarët e parë që hapi markete private në Kosovë para luftës.

Back to top button