LDK me program përmbajtësor për Dragashin

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka shpalosur programin e tij garues për zgjedhjet lokale. Ai ka theksuar se ekipi i tij ka përgatitur një vizion të qartë dhe një program përmbajtësor, me të cilin synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve.
“Kemi përgatitur një vizion të qartë me një program përmbajtësor, me të cilin do të garojmë në këto zgjedhje. Programi ynë është vazhdimësi e vizionit të para katër viteve”, tha Xheladini.
Ai më tej shtoi se me këtë program ofrojnë “mbështetje për të gjithë”, duke nënvizuar përkushtimin për përfshirje dhe barazi për të gjithë qytetarët e Dragashit.