Policia e Kosovës shkatërron armët ilegale, mbi 36 mijë të konfiskuara që nga viti 1999

Policia e Kosovës ka organizuar ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë–Ferizaj.
Në këtë ngjarje prezent ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe ambasadave të shteteve partnere, si dhe zyrtarë të lartë institucionalë.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se që nga viti 1999 e deri më sot janë konfiskuar mbi 36 mijë armë, ndërkaq ai bëri të ditur se nga viti 2005 janë shkatërruar 15 mijë e 904 armë të shkurtra dhe të gjata, si dhe mijëra municione.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?