Kaloni te përmbajtja kryesore

Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait


Modelja Xheneta Fetahu i ka shprehur ngushëllime këngëtarit Gjesti për humbjen e vëllait të tij.

“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë durim në kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet gjithmonë në zemrat tuaja.”, ka shkruar Fetahu në Instagramin e saj.

Vëllai i Gjestit humbi jetën sot në një aksident trafiku.

Xheneta ka kërkuar që mos të publikohen videot e as pamjet e viktimës, pasi që siç ka thënë kjo është edhe më e dhimbshme për familjarët./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button