Kaloni te përmbajtja kryesore

FSK njofton për gjetjen e trupit të 55-vjeçares në lumin Lumbardh

Sot gjatë u njoftua se është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan.

Lidhur me këtë rast, FSK ka njoftuar ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në lumin Lumbardhë.

“FSK gjen trupin e pajetë në lumin Lumbardhë

Me kërkesën nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit ujor të Gardës Kombëtare, të cilat kanë vepruar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet lokale të Komunës së Deçanit dhe  Policinë e Kosovës.

Pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë me inicialet SH,P.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button