Osmani: Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia të ShBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në shkollën shqipe të Philadelphias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka pohuar se aty pati një pritje madhështore, ku sipas saj, shtëpia e një shqiptari është shndërruar me punë dhe me mund në shkollë shqipe.

“Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia, në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin bashkatdhetarët tanë, me punë e mund, e siguruan dhe e shndërruan në shkollë shqipe. Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Osmani.

Back to top button