Lola Young rrëzohet në mes të një shfaqjeje, çka ju rrëfeu ajo fansave para incidentit….

Artistja britanike Lola Young, e njohur për hitin e saj “Messy” të vitit 2024, është rrëzuar gjatë performancës në festivalin All Things Go që u mbajt në New York.

Ngjarja ndodhi të shtunën mbrëma, në momentin që ajo po interpretonte këngën “Conceited” në stadiumin Forest Hills. Publiku mbeti i habitur, pasi këngëtarja u detyrua të largohej nga skena me ndihmën e mjekëve.

Vetëm pak çaste para incidentit, ajo u ishte drejtuar fansave duke rrëfyer se kishte kaluar një periudhë të vështirë.

“Kam kaluar disa ditë të vështira, ndonjëherë jeta të bën të ndihesh sikur nuk mund të vazhdosh më tej. Por e dini çfarë – u zgjova dhe vendosa të vij këtu,” i tha ajo publikut.

Pasi u nxirr nga skena, Young shkroi në Instagram se tani ishte mirë.

“Përshëndetje, të gjithë atyre që më panë të performoja në All Things Go sot – Jam mirë. Faleminderit për mbështetjen tuaj,” ka shkroi ajo.

Back to top button