Zhvillime te Manchester Unted, a po shkarkohet Amorim?

Ruben Amorim po përballet me presion të madh në stolin e Manchester United, ndërsa skuadra renditet në vendin e 14-të në Premier League pas humbjes 3-1 ndaj Brentfordit.
Siç raporton “Flashscore”, pronari i pakicës nw klub, Sir Jim Ratcliffe, vazhdon të mbështesë projektin afatgjatë të trajnerit portugez, por situata po bëhet gjithnjë e më e brishtë. Shkarkimi i tij brenda vitit të parë do t’i kushtonte klubit 12 milionë paund në kompensim, ndërkohë që United ka investuar ndjeshëm në një rindërtim të bazuar mbi filozofinë e Amorimit.
Pavarësisht zërave për Oliver Glasner, Gareth Southgate dhe Andoni Iraola, klubi publikisht mohon se po përgatit një listë të ngushtë pasuesish. Megjithatë, burime pranë klubit konfirmojnë se në prapaskenë ka biseda mbi drejtimin që mund të merret nëse rezultatet vazhdojnë të përkeqësohen.
Amorim, i cili insiston të mbetet besnik ndaj sistemit 3-4-2-1, ka irrituar disa figura brenda klubit me refuzimin për të ndryshuar qasjen taktike pa përforcime të reja.
Ndeshja e ardhshme në “Old Trafford” ndaj Sunderland shihet si test vendimtar për trajnerin 39-vjeçar. United e sheh kualifikimin në Ligën e Kampionëve si objektivin kryesor të sezonit dhe kërkon përmirësim të menjëhershëm për të shmangur një krizë më të thellë.