Bllokimi palestrave nga KQZ-ja, KH Rahoveci lëshon njoftim të rëndësishëm

Klubi i hendbollit Rahoveci ka njoftuar se të dyja ndeshjet ndaj ekipit nga Luksemburgu, Dudelange, në kuadër të garave evropiane, do të zhvillohen në Luksemburg.
Shkak për këtë është bërë fakti se palestra “Mizahir Isma” në Rahovec, për shkak të zgjedhjeve, kalon nga nesër në menaxhim të KQZ-së dhe rrjedhimisht nuk mund të shfrytëzohet për ndeshje sportive.
Nga klubi kanë bërë të ditur se detajet e tjera rreth organizimit dhe orareve të ndeshjeve do të publikohen me kohë.