Forumi i Octopus: Kosova vazhdon të ketë një teren të operacioneve kërcënuese

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” po mban sot në Prishtinë forumin me temën “Demokracia nën kërcënim: Zgjedhjet si një fushëbetejë gjeopolitike”, ku përfaqësues institucionalë, ambasadorë dhe njohës të fushave të ndryshme po diskutojnë mbi sfidat që po e shoqërojnë procesin zgjedhor të 12 tetorit në Kosovë. Në këtë forum u theksua se zgjedhjet e ardhshme nuk janë vetëm një proces politik, por një provë e rëndësishme për stabilitetin demokratik, sigurinë kombëtare dhe orientimin euroatlantik të vendit.
Drejtori në Instituin Octopus, Arben Fetoshi tha se në fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Kosova vazhdon të ketë një teren të operacioneve kërcënuese, sipas tij jo vetëm me propagandë dhe narrativa nxitëse por edhe me ndërhyrje politike dhe financiare.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?