Kaloni te përmbajtja kryesore

Rreth 200 mijë euro gjoba për njësorët, Kusari-Lila flet për keqpërdorimet në energji

Ratifikimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s, dakordimi i 30 milionë eurove investime për parqet industriale dhe mbështetja direkte për 54 biznese janë disa nga arritjet kryesore që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i prezantoi në raportin e 100 ditëve të punës.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, gjatw njw konference pwr media, ku  prezantoi raportin përmbledhës të 100 ditëve të punës sw saj nw krye tw kwsaj ministrie, tha se marrëveshja me EFTA-n, përbën një hap të rëndësishëm ekonomik për Kosovën, pasi përfshin edhe tregtinë e shërbimeve.

Ajo bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë proceduar edhe projektligje që lidhen me inovacionin, ndërmarrësinë dhe pagesat e vonuara në transaksionet tregtare, si dhe kanë nisur procedurat për krijimin e agjencisë së re për ndërmarrësi dhe inovacion.

Në kuadër të zhvillimit industrial, ministrja në detyrë tha se janë nënshkruar marrëveshje për zhvillimin e parqeve industriale në Mitrovicë, Lipjan, Drenas, Podujevë dhe Shtime, ndërsa kanë filluar përgatitjet edhe për parkun industrial në Gjilan. Sipas sajm për zhvillimin e këtyre parqeve janë dakorduar me 30 milionë euro investim.

Në mbështetje të sektorit privat, ajo tha se ministria ka ofruar grante për 54 biznese në fushën e digjitalizimit, inovacionit, certifikimit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese.

Ajo paralajmëroi edhe lansimin e platformës “Blej Sigurt” gjatë muajit korrik, platformë që sipas saj, do t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë parregullsitë në treg.

E pyetur nga kp lidhur me deficitin tregtar dhe rritjen e importeve nga Serbia, Kusari-Lila tha se konsumi i mallrave serbe nuk është në rritje.

Ndërkaq, duke folur për çështjen e njëhsorëve dhe kompensimin e qytetarëve nga KESCO, ajo tha se ministria ka shqiptuar gjoba që arrijnë vlerën rreth 200 mijë euro për keqpërdorime dhe njësorë të skaduar, ndërsa kompensimi i qytetarëve mbetet përgjegjësi e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kusari-Lila shtoi se ministria ka mbështetur edhe 55 kompani kosovare në shtatë panaire ndërkombëtare në Gjermani, Francë, Zvicër, Turqi dhe Itali, ku janë promovuar mbi 1100 produkte “Made in Kosova”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button