Barcelona optimiste për rinovimin e kontratës së Frenkie de Jong

Kontrata e Frenkie de Jong me Barcelonën skadon më 30 qershor, por klubi katalanas nuk duket i shqetësuar për këtë çështje. Drejtori sportiv, Deco, në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ka theksuar rëndësinë e mesfushorit holandez për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit.
“Frenkie është një lojtar kyç për projektin aktual të klubit dhe për vitet e ardhshme, kështu që mendoj se do të gjejmë një zgjidhje. A është një rinovim i afërt? Do të thoja që po,” u shpreh Deco.
Barcelona mbetet e bindur se palët do të arrijnë një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke e parë De Jong si pjesë fundamentale të planeve afatgjata.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?