Haradinaj mbështet protestën e 17 tetorit në Tiranë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.
Haradinaj ka shpërndarë në Facebook posterin zyrtar të ngjarjes, duke shkruar: “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”.
Ndryshe, protesta e cila është planifikuar të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, në Tiranë, organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga kryeqyteti i Shqipërisë, në një konferencë për media të hënen, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës.
“Drejtësi për çlirimtarët”, më 17 tetor do të mbahet protestë në Tiranë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?