Reagon Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im është përdorur si tabelë qitjeje

Artistja e njohur, Parashqevi Simaku, ka reaguar pas disa muajsh ndaj thashethemeve dhe akuzave që janë shpërndarë për të në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme
Në një postim të gjatë, ajo thekson se nuk do të lejojë askënd të përdorë imazhin e saj për shpifje , duke theksuar se publiku e njeh mirë rrugëtimin dhe kontributin e saj në muzikë, shkruan portali rtv21.tv
‘’Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ,edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem, mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj. Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.”, ka shkruar Simaku.
Derisa së fundmi ëmendje ka tërhequr një deklaratë e Shqipe Hysnaj e bazuar në disa thashetheme që ka dëgjuar për Parashqevi Simaku.
Për këtë Elton Ilirjani ka paralajmëruar padi ndaj Hysenajt./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?