Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë në polici gati 2000 euro të gjetura në rrugë

Dy qytetarë kanë dorëzuar në stacionin policor në Rahovec gati 2000 euro të cilat i kishin gjetur në rrugën “Sheh Mihedini”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën e 1 tetorit.
Bëhet e ditur se personi I. Sh. i ka dorëzuar 1000 euro, ndërsa H.H. 950 euro, kurse se të hollat i janë kthyer pronarit, që kishte raportuar për humbjen e tyre.
Policia e Kosovës e ka vlerësuar lartë gjestin e qytetarëve.