Dafina Zeqiri publikon portretin familjar

Artisja nga Kosova, Dafina Zeqiri, ka ndarë më përkrahësit e saj një portret familjar.
Këngëtarja, së bashku me partnerin e saj, Kreshnikun, dhe djalin Daskanin, pozuan para kamerës, në një fotosesion të parë familjar.
“Fëmija zë një vend në zemrën tënde, për të cilin nuk e ke ditur kurrë që është i zbrazët”, ka shkruar ajo në postim.
Lajmin për lindjen e djalit, Dafina e ka bërë publik më 17 korrik.



Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?