Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një 29-vjeçar për tentim vrasje në Arllat

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Arllat të Drenasit, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një person gjatë natës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “vrasje në tentativë”.

”Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin se në Arllat të Drenasit, një person dyshohet se është i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Personi i lënduar R.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: – E.B, mashkull, 29 vjeç, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button