Rashiq merr votat për nënkryetar të Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Rashiq merr votat për nënkryetar të Kuvendit
Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka marrë votat e mjaftueshme për kandidat për nënkryetar të Kuvendit.
71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime janë bërë për Rashiqin.
Nëntë deputetët e Listës Serbe nuk kanë marrë përkrahjen e mjaftueshme të deputetëve për t’u bërë nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Popoviq nuk votohet për nënkryetar Kuvendi
Në tri raundet e votimit vota për nënkryetar të Kuvendit nuk ka marrë as deputeti i Listës Serbe Sërxhan Popoviq.
Ai ka qenë i teti me radhë nga deputetët e kësaj partie që nuk është votuar për nënkryetar të Kuvendit.
Edhe Miljana Nikoliq s’votohet për nënkryetare të Kuvendit
Në tri raundet e votimit vota për nënkryetare nuk ka marrë as deputetja e Listës Serbe, Miljana Nikoliq.
Ajo ka qenë e pesta me radhë nga kjo parti që nuk është votuar për nënkryetare të Kuvendit.
Edhe Çeraniqi s’i merr votat e nevojshme për nënkryetare të Kuvendit
Në tri raundet e votimit vota për nënkryetare nuk ka marrë as deputetja e Listës Serbe, Verica Çeraniq.
Ajo ka qenë e katërta me radhë nga kjo parti që nuk është votuar për nënkryetare të Kuvendit.
Para saj vota nuk kanë marrë as deputetët Slavko Simiq, Zlatan Elek dhe Liljana Stevanoviq.
As Stefanoviqi s’i merr votat për nënkryetare
Në tri raundet e votimit, vota për nënkryetare të Kuvendit nuk ka marrë as deputetja e Listës Serbe, Liljana Stefanoviq.
Ajo ka qenë e treta me radhë nga kjo parti që nuk është votuar për nënkryetare.
Para saj vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur nuk kanë marrë as deputetët Slavko Simiq dhe Zlatan Elek.
S’ka vota as për Zlatan Elek
Ka dështuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb edhe Zlatan Elek i Listës Serbe.
Ai ishte kandidati i dytë i propozuar nga Lista Serbe për nënkryetar pas Slavko Simiqit.
53 votuan kundër, 42 abstenime dhe 9 për.
Slavko Simiqi nuk i merr votat për nënkryetar
Slavko Simiq nuk ka marrë votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.
Lista Serbe paraprakisht e kishte propozuar Slavko Simiqin për nënkryetar.
Simiq ka dështuar për tri herë t’i sigurojë votat e deputetëve të Kuvendit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?