Voton Totaj: Ju dëshiroj sukses dhe le të zgjidhen më të mirët

Kandidati i PDK-së, për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj pas votimit uron që procesi i votimit të shkoj sa më mirë.

Ai shtoi se kosovarët kanë kulturë demokratike.

“Uroj që procesi të shkoj sa më mirë, të dëshmojm që ne kosovarët kemi kulturë demokratike, dim të mbajmë zgjedhje të mira dhe dimë të rrisim kredibilitetin tonë. Ju dëshiroj sukses dhe le të zgjidhen më të mirët”, tha Totaj.

I pyetur se nëse ka pasur ndonjë ankesë nga qytetarët, ai tha se nuk ka pasur ndonjë ankesë të tillë. /21Media

Back to top button