Kaloni te përmbajtja kryesore

​Voton Faton Peci

Kandidati i Guxo për komunën e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka kryer procesin e votimit në shkollën fillore “Bedri Gjinaj”, i shoqëruar me bashkëshorten e tij.

Pas votimit, Peci i ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejten e tyre të votës.

“Është një ditë e madhe për Kosovën, pas një dite të mrekullueshme që patëm dje. I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Përshtatshëm dhe konkretisht për qytetarët e Mitrovicës, të cilët janë vetëm 10 apo 15 minuta, kjo është një mundësi e madhe për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, deklaroi ai para mediave.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button