Kush do të marrë pjesë në samitin për paqe në Gazë?

Samiti do të mbahet në Egjipt.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi do të jenë në krye të bisedimeve.
Në mesin e liderëve tjerë janë: kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Në takim do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Aty pritet të jetë edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për ta finalizuar marrëveshjen që i jep fund luftës në Gazë, ka bërë të ditur zyra e tij.
Kurse, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin për paqe në Egjipt, pasi refuzon të “angazhohet me homologët” që i sulmojnë njerëzit e Iranit.
Më herët gjatë këtij viti, në qershor, Izraeli pati nisur sulme ndaj objekteve ku ruhen raketat iraniane, duke e nxitur Iranin të hakmerret me raketa dhe dronë drejt qendrës së Izraelit.
Më pas, edhe Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme kundër programit bërthamor të Teheranit.
Megjithatë, ministri iranian ka thënë se vendi i tij e mirëpret çdo iniciativë që i jep fund konfliktit në Gazë. /rel
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?