Trump mbërrin në Egjipt për nënshkrimin e marrëveshjes Izrael-Hamas

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të kryesojë një ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes, në të cilën do të marrin pjesë një mori udhëheqësish botërorë .
Air Force One u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë.
Siç kemi raportuar, Sharm el-Sheikh është gjithashtu vendi ku përfaqësuesit nga Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara u takuan javën e kaluar për të finalizuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza./21Media