AAK i thotë JO bashkëpunimit me Kurtin: Ose qeveri me partitë ish opozitare, ose vendi duhet shkojë në zgjedhje

Time Kardiaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një prononcim për RTV21 tha se ky subjekt politik nuk do të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje për qeverinë e re.

Ajo riktheskoi se AAK është pro një qeverie me partitë ish opozitare, në të kundërtën sipas saj vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Ne si Aleancë kemi qenë tepër të qartë me deklarime qysh prej përfundimit të këtyre zgjedhjeve, ne kemi thënë që s’bëjmë, jemi për qeverinë e ish partive opozitare, për ndryshe vendi duhet të shkojë në.  Jo, nuk pranojmë të jemi pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.”, tha Kadriaj.

Kadriaj po ashtu u shpreh kundër një qeverie Kurti 3, duke renditur kështu arsyet pse e mendon një gjë të tillë.

“Jo nuk duhet të ketë, për shkak të performancës së keqe, për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , për shkak të sanskionit nga Bashkimi Evorpian , për shkak të izolimit, të gjithë të këqijave aferave korruptive, izolimit të vendit, për shkak të keqqeverisjes, shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk ish dashtë me koalicion i qeverisë.”, deklaroi Kadriaj./21Media

Back to top button