Kaloni te përmbajtja kryesore

Canaj: Ariani në Mitrovicë fiton dhe pikë

(Lajm i përditësuar)

Canaj: Ariani në Mitrovicë fiton dhe pikë

Analisti politik Blerim Canaj, në ”Click” të RTV21 ka komentuar ndikimin e diasporës në zgjedhjet lokale, duke ndarë dallimet mes rajoneve. Ai tha se diaspora e Gjilanit është më e afërt me VV-në, ndërsa ajo e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë më shumë e orientuar kah PDK-ja.

“Diaspora e Gjilanit është më e orientuar nga Vetëvendosje. Ndërsa diaspora e Mitrovicës, Skenderajt e Vushtrrisë është më afër PDK-së. Arian Tahiri në balotazh fiton pikë,” tha Canaj.


Canaj: Ramiz Lladrovci është PDK

Analisti politik Blerim Canaj, në ”Click” të RTV21 ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve dhe rolin e Ramiz Lladrovcit, ka theksuar se numri i vogël i votave për kryetar tregon cilësinë e dobët të listës dhe lidershipit që e udhëheq atë.

“Unë mendoj se numri i vogël për kryetar tregon për brumin që kanë brenda partia, dhe kush udhëheq atyre. Lista Ramë është pasojë e lidershipit që kanë. Ramiz Lladrovci është PDK, lirisht mund ta llogarisësh si pjesë të PDK-së,” tha Canaj.


Canaj: Kurti i ”shkreti” hatrohet, pasi gjithë investimin e bëri te Peci

Analisti politik, Blerim Canaj, i ftuar në emisionin ”Click”, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve lokale, duke vënë theksin te rëndësia që Albin Kurti dhe partia e tij i kishin dhënë fitores në Mitrovicë.

“Albin Kurti, ku mos të hidhërohet i shkreti, se të gjithë kemi menduar që Peci do të kalojë pa balotazh. I gjithë investimi është bërë te Peci, sepse për Kurtin ka qenë shumë e rëndësishme të marrë një komunë si Mitrovica,” tha Canaj ndër të tjera./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button